
Projekti filloi për të ndihmuar në zhvillimin e një sektori dinamik të hortikulturës. Ideja ishte se një sektor i tillë do të gjeneronte punësim dhe të ardhura të qëndrueshme dhe në masë të gjerë për prodhuesi kosovarë dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të Kosovës.
Për ta arritur këtë u dallua se prodhuesit do të duhej të përmirësonin aftësinë e tyre konkurruese dhe të ishin te aftë të prodhonin dhe të shisnin produkte me cilësi të lartë të cilat do të zëvendësonin në mënyrë të ndjeshme produktet e importuara.
Vizioni i Projektit përfshinte ndërveprimin pozitiv të përmirësimeve në të tre nivelet e ekonomisë- që do të thotë se
- prodhimi, përpunimi dhe tregtimi i produkteve të hortikulturës do të duhej të përmirësohej dhe t’iu përgjigjej nevojave të tregut (niveli mikro),
- bizneset përkrahëse – të tilla si këshillimi teknik dhe biznesor dhe shërbimet financiare – do të duhej të zhvilloheshin mbi një bazë të qëndrueshme dhe komerciale dhe të bëheshin më të kapshme për prodhuesit, ndërkohë që prodhuesit dhe (aktorët e tjerë) do të nevojitej të bashkëpunonin për të promovuar interesat e tyre të përbashkëta (niveli meso),
- mjedisi mundësues i agrobizneseve në hortikulturë (ligjet, shërbimet e qeverisë, strategjitë e sektorit, arsimimi do të duhej të përmirësoheshin (niveli makro).