Projekti po punon në
kontekstin e një sektori në tranzicion të detyruar – një sektori në të cilin ekonomia e mëparshme e komanduar u shkatërrua në mënyrë progresive mes viteve 1985 dhe 1998 dhe u dëmtua më tej gjatë periudhës së konfliktit të armatosur. Faktikisht, gjithë sektori i bujqësisë u reduktua në një ekonomi kryesisht për mbijetesë (familjare).
Projekti filloi me qëllim që të ndihmonte në zhvillimin e një sektori dinamik të hortikulturës.
Vizioni ishte që sektori i ardhshëm i agrobiznesit të gjeneronte punësim dhe të ardhura të qëndrueshme dhe me bazë të gjerë për prodhuesit kosovarë si dhe të kontribuonte në rritjen ekonomike në Kosovë.
Qasja kryesore e projektit është ajo e “
Promovimit të Zinxhirit të Vlerës”. Për këtë është nevojitur të punohet me aktorë të ndryshëm në gjithë zinxhirin e vlerës për të ndihmuar një grup biznesesh të ndërvarura fitimprurëse dhe të qëndrueshme. Kjo punë në zinxhirët e vlerës është plotësuar me promovimin e mjedisit të përgjithshëm që rrethon biznesin – si relevant për sektorin e hortikulturës.
Përbërësit e Projektit janë nivelet e ndryshme të zinxhirit të vlerës, d.m.th. (i) niveli mikro (pronarët e fidanishteve, prodhuesit dhe tregtarët) dhe që mbulon perimet, frutat dhe bimët mjekësore dhe aromatike, (ii) niveli meso (ofruesit e shërbimeve, tregtuesit e inputeve, institucionet financiare dhe shoqatat pjesëmarrëse) dhe së fundmi (iii) niveli makro – që ka të bëjë me çështjet kombëtare të tilla si planifikimi strategjik dhe forcimi institucional.
Përfituesit përfundimtarë do të te jenë aktorët pjesëmarrës
të përfshirë në sektorin e hortikulturës – si dhe konsumatorët. Megjithatë Projekti fillimisht ka punuar me aktorë individualë (ose
klientë) të cilët kanë potencial për iniciativa pilote. Këto kanë tendencë të jenë familje fermere të përfshira në prodhim fidanësh dhe kulturash si dhe furnizues individualë të inputeve dhe ofrues individualë të shërbimeve.
Projekti gjithnjë ka mirëpritur bashkëpunimin me organizata të tjera dhe me
partnerët e saj kryesorë që tashmë përfshijnë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, CABI Bioshkenca (Zvicër) dhe projekte të tjera.
Megjithëse për nga vetë natyra zhvillimi i hortikulturës është sipërmarrje afatmesme deri afatgjatë, tashmë mund të identifikohen disa
rezultate dhe tendenca inkurajuese.