Ballina / HPK Ballina / Kush jemi ne / Kontato / Harta e faqës




  Konteksti
Vizioni dhe objektivat
Historiku
Qasja
Përbërësit
Partnerët









 
Konteksti


Prodhuesit e hortikulturës në Kosovë ishin pjesë e ekonomisë së komanduar jugosllave dhe ishin përgjegjës për prodhimin e një game të kufizuar produktesh për një treg të sigurtë prej 22 milion. Që nga ajo kohë gjendja e tyre ka ndryshuar kryekëput. Tregu i tyre “vendor” është reduktuar në vetëm 2 milion – dhe është një treg që kërkon një gamë të gjerë produktesh gjatë gjithë vitit, por që tashmë furnizohet nga një sistem importesh efikas dhe i mirë-testuar. Prodhuesit po e kuptojnë se kultivimi i kulturave nuk është i mjaftueshëm – tani ata duhet t’i shesin produktet – dhe ajo që është akoma edhe më e vështirë, ata duhet të prodhojnë atë që e kërkon tregu – dhe atëherë kur e kërkon tregu.



Pemishte dy-vjeçare me mollë


Konteksti në të cilin prodhuesit kanë vepruar  ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë duke i lënë ata të pajisur keq dhe të papërgatitur për të konkurruar si individualisht ashtu edhe kolektivisht.
Nëse tregu ka ndryshuar papritmas – po ashtu kanë ndryshuar edhe burimet e sektorit. Telashet jo vetëm që kanë prishur sistemet sociale por gjithashtu kanë shkatërruar pasuritë e patundshme. Sipërfaqet me pemishte komerciale mollësh, për shembull, kanë rënë nga më tepër se 12,589 ha në vitin 1984 në më pak se 435 ha në vitin 2001 – dhe ato që kanë mbetur kryesisht përfshijnë drunj të vjetëruar të varieteteve të vjetra. Një gjendje e ngjashme raportohet për  dredhëzat – kultura që njëherë e një kohë ishte e rëndësishme dhe mbulonte 130 ha ra praktikisht në zero në vitin 2001. Pjesa më e madhe e tokës  dhe infrastrukturës “me pronësi shoqërore” (duke përfshirë edhe kapacitetet e mëdha përpunuese) kanë mbetur të braktisura në pritje të proceseve ligjore për hedhjen e tyre në treg.Me shtimin e pakënaqësisë së popullatës për shkak të ritmit të ngadaltë të zgjidhjes së statusit të Kosovës, rritja e shpejtë e të ardhurave dhe punësimit shihet nga të gjithë si e domosdoshme për stabilitetin e vendit. Ri-ngritja e hortikulturës konsiderohet gjerësisht si ofruese e mundësive më të mira të arritjes së një objektivit të tillë.

 

 
   
     
 

 

Intercooperation
Swiss Agency for Development and
Cooperation (SDC)

Ministry of Foreign Affairs Denmark
Ministry of Agriculture Forestry and
Rural Development (MAFRD)
Statistical Office of Kosovo
Kosovo Chamber of Commerce
Kosova Biz
CABI - Organization specialized in
scientific publishing, research and
communication.

Market Information System Kosovo
Market Information System Albania
Market Information System Croatia
Market Information System Slovenia
Market Information System Serbia
Market Information System Macedonia



HPK - Horticultural Promotion In Kosovo - Webmail