Ballina / HPK Ballina / Kush jemi ne / Kontato / Harta e faqës




  Konteksti
Vizioni dhe objektivat
Historiku
Qasja
Përbërësit
Partnerët









 
Përbërësit

Projekti punon në tre nivele në mbarë sektorin – (i) me aktorë individualë të zinxhirit kryesor të vlerës (pronarët e fidanishteve, prodhuesit, përpunuesit, tregtarët), d.mth,  në nivelin mikro, (ii) me shoqatat e pjesëmarrësve si dhe ofruesit privatë të shërbimeve (të tillë si këshilluesit teknikë dhe biznesorë, furnizuesit e inputeve, ofruesit e kredive, dhe ofruesit e shërbimeve të tjera) – në nivelin meso, dhe (iii) me nivelin kombëtar – me qeverinë dhe organizatat e institucionet kombëtare – në nivelin macro.
Pjesa më e madhe e ndërhyrjeve të projektit në vitet e para ishin në nivelin mikro – por me evoluimin e situatës, projekti filloi të punonte më tepër në mënyrë progresive në nivelet meso dhe macro.

Aktorët pjesëmarrës në zinxhirin e vlerës (niveli mikro)


Projekti punon me fidanishtet, prodhuesit dhe tregtarët që mbulojnë një gamë të gjerë kulturash duke përfshirë: perimet fushore (qepët, hudhrat, karotat, bostanin); frutat e imëta (dredhëzat e fushës, dredhëzat e serës, mjedrat, manaferrat); frutat e pemëve (mollët, dardhat, kumbullat, qershitë); dhe bimët mjekësore dhe aromatike.
Projekti gjithashtu ofron përkrahje të veçantë për fidanishtet, furnizimin me inpute, prodhimin në sera (domatet, sallatën e gjelbër, specat, kastravecët), pas-vjeljen, përpunimin, prodhimtarinë e integruar (dhe shëndetin e bimëve dhe të njerëzve) dhe tregtimin.



Peshimi i bostanit në fshatin Celinë

Shërbimet për zhvillimin e biznesit (niveli meso)

Ofrimi i shërbimeve është një pjesë thelbësore e zinxhirit të qëndrueshëm të vlerës – dhe ky ofrim, kudo qoftë i nevojshëm, konsiderohet se furnizohet më mirë nga sektori privat në mënyrë që të maksimizohet qasja dhe efikasiteti. Vetë projekti ka ofruar disa shërbime të drejtpërdrejta për prodhuesit pilotë në vitet e para në kohën kur këto shërbime nuk ishin të lehta për t’u arritur – duke përfshirë këshillimin, qasjen në inpute dhe makineri, bashkëfinancimin dhe krijimin e rrjetit. Me zgjerimin e zinxhirëve të vlerës dhe më bërjen e tyre më funksionalë, Projekti e ka pasur të mundur gjithmonë e më shumë ta kthejë vëmendjen nga promovimi i krijimit dhe zhvillimit të ofrimit të shërbimeve private si dhe qasjes së klientëve në këto shërbime. Këto ndërhyrje kanë përfshirë këshillimin teknik, dhënien me qera të makinerive, këshillimin e biznesit dhe kreditimin. Përveç këtyre çështja e bashkëpunimit mes aktorëve në grupet e interesit, shoqatave apo kooperativave gjithashtu konsiderohet dhe promovohet si një lloj i ofrimit të shërbimeve bashkëpunuese.

Mjedisi që mundëson biznesin (niveli makro)

Projekti kërkon të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit që mundëson zhvillimin e sektorit të hortikulturës (i) duke ndihmuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në përgatitjen e planifikimit strategjik për sektorin e hortikulturës, (ii) duke marrë pjesë në disa nga investimet që do të identifikoheshin si prioritete nëpërmjet ushtrimit të planifikimit strategjik dhe (iii) duke përkrahur palët me interes në këtë sektor për t’iu dëgjuar zëri në proceset relevante në nivelin makro, veçanërisht në ushtrimin e planifikimit strategjik të Qeverisë.

 

 
   
     
 

 

Intercooperation
Swiss Agency for Development and
Cooperation (SDC)

Ministry of Foreign Affairs Denmark
Ministry of Agriculture Forestry and
Rural Development (MAFRD)
Statistical Office of Kosovo
Kosovo Chamber of Commerce
Kosova Biz
CABI - Organization specialized in
scientific publishing, research and
communication.

Market Information System Kosovo
Market Information System Albania
Market Information System Croatia
Market Information System Slovenia
Market Information System Serbia
Market Information System Macedonia





HPK - Horticultural Promotion In Kosovo - Webmail