Ballina / HPK Ballina / Kush jemi ne / Kontato / Harta e faqës




  Konteksti
Vizioni dhe objektivat
Historiku
Qasja
Përbërësit
Partnerët









 
Qasja
 
 

Qasja e projektit domosdoshmërisht ka qenë afat mesme dhe afat gjatë. Supozimi ka qenë se baza për punësim të rritur në hortikulturë është aftësinë e saj për të qënë konkurruese. – d.m.th. të ofrojë atë që në të ardhmen do ta kërkojnë tregjet dhe ta furnizojë atë me efikasitet. Kjo, nga ana tjetër kërkonte një transformim “nga rrënja në degë” të sektorit.

Tregjet u vlerësuan se kërkonin produkte të reja, gjë që kërkonte prodhimin  e kulturave të reja dhe po ashtu të varieteteve të reja të kulturave ekzistuese. Si rezultat, këto duhej të identifikoheshin, prezantoheshin dhe testoheshin për përshtatshmërinë e tyre në kushtet lokale si për pranueshmërinë e tyre nga ana e konsumatorëve. Vetëm kur të përfundonte faza paraprake, do të mund të fillonte zgjerimi i nevojshëm për përhapjen e gjerësishme të përfitimeve.

Shpërndarja e produkteve të freskëta në kohën e duhur, bëri të nevojshme jo vetëm varietetet e reja por gjithashtu edhe teknikat e reja të prodhimit – si për shembull gamën e

Në treg karota të prodhuara në vend

teknologjive të serave dhe polituneleve me plasmas që nevojiten për prodhim të hershëm dhe të vonshëm. Këto teknologji duhej t’u prezantoheshin, testoheshin, demonstroheshin prodhuesve dhe në të njëjtën kohë të bashkë-financoheshin.Teknologjitë dhe proceset e reja nevojiteshin gjithashtu për ta bërë prodhimin më konkurrues dhe më të sigurt (p.sh makineritë dhe materiali i ri për reduktimin e përhapjes së barërave të këqija dhe prodhimtaria e integruar për të reduktuar përdorimin pa kriter të agro-kemikaleve). Një proces i ngjashëm i identifikimit, prezantimit, testimit dhe demonstrimit të teknologjisë te prodhuesit nevojitej sërish.

 

Prodhuesi është vetëm njëri nga aktorët e përfshirë në këtë tranzicion. Projekti ka përkrahur lindjen dhe zhvillimin e një serie shërbimesh të lidhura me biznesin – si furnizuesit e inputeve (p.sh. furnizuesit e substratit industrial, pajisjeve dhe materialeve), fidanishtet, shërbimet e lëshimit me qera të makinerive dhe këshilltarët teknikë. Në të gjithë këtë qasje është e rëndëishme të kuptohen kërkesat e tregut.
Projekti ka qenë në ballë të monitorimit të çmimeve sezonale të tregut, të vlerësimeve të tregut dhe të kërkimit të mundësive për t’i afruar prodhuesit dhe tregtarët. Klientët janë përkrahur në identifikimin e mundësive të tregut, në përmirësimin e cilësisë të produkteve të tyre, në klasifikimin e paketimin e produkteve si dhe krijimin e markës së tyre.

Promovimi i prodhimitarisë së integruar të domates në shitoret me pakicë.

Shkurtimisht, qasja kryesore e Projektit është “Promovimi i Zinxhirit të Vlerës”. Kjo ka kërkuar që të punohet në të gjitha nivelet e zinxhirit të vlerës me aktorë të ndryshëm për të ndihmuar në ndërtimin e elementëve të ndryshëm ndërlidhës që do të sillnin si rezultat një grup biznesesh të ndërvarura fitimprurëse dhe të qëndrueshme. E gjithë kjo bëhet në shkallë të vogël por sapo krijohen shembuj funksionalë të suksesshëm, atëherë mund të fillojë përshkallëzimi në përmasa të mëdha dhe përfitimet të përhapen më gjerësisht.

Roli i Projektit është të ndërmjetësojë lidhjet mes aktorëve brenda zinxhirit dhe të forcojë kapacitetet e pjesëmarrësve për të përmirësuar aftësinë konkurruese që do të rezultojë në rritje të vlerës së shtuar dhe të hyrjes në treg. Në mënyrë që t’i mundësojë pjesëmarrësve të ndryshëm të zinxhirit të vlerës që të bëhen agjentë të ndryshimit, do të krijohet pronësi në procesin e identifikimit të mundësive dhe pengesave dhe në zbatimin e masave të nevojshme.

Parimet e përgjithshme të njohura të promovimit të zinxhirit të vlerës shpesh janë përshtatur me kontekstin në të cilin gjendet Kosova – i cili është në dukje tranzicion i pafundëm. Shembujt e këtyre qasjeve janë shpesh mënyra më e mirë e ilustrimit të dobisë së tyre.

 
     
 

 

Intercooperation
Swiss Agency for Development and
Cooperation (SDC)

Ministry of Foreign Affairs Denmark
Ministry of Agriculture Forestry and
Rural Development (MAFRD)
Statistical Office of Kosovo
Kosovo Chamber of Commerce
Kosova Biz
CABI - Organization specialized in
scientific publishing, research and
communication.

Market Information System Kosovo
Market Information System Albania
Market Information System Croatia
Market Information System Slovenia
Market Information System Serbia
Market Information System Macedonia





HPK - Horticultural Promotion In Kosovo - Webmail