1 2 3 4


 





 
Në ndihmë të agrobizneseve të hortikulturës që ato të bëhen më konkurruese

Një mjet për të nxitur investime të reja në sektorin e hortikulturës 

Fondi Konkurrues për Hortikulturë (FKH) ka për qëllim të përmirësojë  aftësinë konkurruese të sektorit të hortikulturës në Kosovë duke bashkë-financuar individë dhe kompani, të cilat dëshirojnë të investojnë në teknologji të reja dhe të provuara dhe të testojnë mënyra të reja të punës.

Fondi implementohet nga Projekti i Promovimit të Hortikulturës në Kosovë (PHK) – i financuar nga qeveria zvicerane dhe ajo daneze. PHK-ja menaxhohet nga Intercooperation (IC) – një Fondacion Zviceran për Zhvillim.

 
  Objektivi
Objektivi i Fondit Konkurrues për Hortikulturë është që të përmirësojë aftësinë konkurruese të hortikulturës në Kosovë, duke përkrahur financiarisht investimet të cilat do të kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës dhe në rritjen ekonomike në Kosovë.
  Kontaktoni
Fondi Konkurrues për Hortikulturë
Nazim Gafurri str.nr.33, PO Box 2,
10000 Pristina, Republic of Kosovo 

Tel: + 381 (0) 38 517 715 
Tel: + 381 (0) 38 516 644
Fax: + 381(0) 38 518 833
cfh@intercoopkos.org